Monday, August 30, 2010

Avdi Xhaqku - deshmor i kombit


Jeta dhe vepra e dëshmorit
Më 1 Qershor 2013-të u bën 14 vite prej ditës kur në luftën e madhe kundër forcave policore e ushtarake serbe në Pashtrikun legjendar, ra heroikisht në mbrojtje te atdheut deshmori i kombit tonë Avdi Xhaqku, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbarë botës edhe një herë i tregoi se çfarë çmimi mund të paguaj populli shqiptar për liri e pavarësi, Avdiu para se të niset nga Zvicra ku qendroj plot 8 vite, thot; "bukuritë dhe lirinë që këtu e shijojmë janë të huaja, nënat tona , baballarët tanë, vellezërit e motrat tona në Kosovë duhet të jetojnë  te lirë andaj edhe botes do t'i tregojmë se jemi stërnipër të Skënderbeut prandaj atdheu na therret" .
Avdi Xhaqku u lind më 10 Janar 1971 ne lagjen xhaqku te Hogoshtit, rrjedh nga nje familje me tradite bujare dhe liridashese me një gjendje mesatare ekonomike. Ishte fëmiu i TRETË i baba Ibrahimit dhe nënës Zylfije pas vëllaut Regjepit e motres Sheribanes, pas Avdiut lindin edhe vajzat Naimja, Sadberja dhe Mejremja. Klasen e parë te shkollës fillore e filloj ne vitin shkollor 77/78 ne Hogosht, nderkaq shkollen e mesme e filloj ne fitin 85/86 dhe e mbaroj me sukses ne vitin 88/89.

Kushtet e veshtira ekonomike bene qe Avdiu t’mos vazhdoj studimet megjithekete fteses per ne sherbim ushtarak iu pergjegj ku edhe sherbeu në Pozharevc.
Me 17 Mars 1991 shkon ne sherbim ushtarak dhe pas 2 muajve sherbim, fillon konflikti ushtarak ne mes Jugosllavise se atehershme dhe Kroacisë me çrast kjo ishte periudha që dëshmori i Kombit Avdi Xhaqku të paiset me njohuri teorike dhe praktike me artin e luftes, njeherit ishte kjo edhe njohja direkte e ushtrisë së ndytë barbare-serbo-sllave. Avdiu  ishte me trup n'anën e ushtrisë barbare por jo ne mbrojtje te saj plot 6 muaj deri sa dezertoj dhe u kthye ne shtëpi. Pasi qe kerkohej nga regjimi i atehershem per shkak te dezertimit , Avdiu vendosi t’a braktise Kosovën dhe me nje pasaporte te falsifikuar te te vellait Rexhepit arrinë në Zvicër me 30 tetor 1991 ku iu nenshtrua qendrimit si azilkerkues.
Si dezertor i nje ushtrie qe njihej ne boten e civilizuar si barbare, Avdiut pas nje kohe edhe iu njoh qendrimi dhe kishte rregulluar lejeqendrimin në Zvicër. Plot 8 vite qendroj atje, ndihmoj ne shumëlloj ndihmash qe organizoheshin atje ndonese te shumten e rasteve ishte edhe organizator i demonstratave.

Pas shpalljes se mobilizimit nga Shtabi i pergjidhshem i UÇK, lajm këte qe Avdi Xhaqku haptas e kishte shprehur se “a ka me nderë e më gezim se te jemi bijë shqiptarë me amblemë te UÇK-së”, dhe fteses vullnetare pa ngurim iu pergjegj deshmori bashke me shume shoke me te cilet kishin pasur nje jete te gjate 8 vjeçare ne shtetin Zviceran. Fteses me besa - besë iu pergjigjen ne Bazell te Zvicres duke i lidhur duart vllazerore te besatimit me Imer Imerin, Jeton Hajrullah Dermakun, Sami Zeken nga Vitia, Fadil Qerimin nga Xhylekreshta dhe bashkeatdhetarin tjeter Mentor Rama nga Ceroviku i Klinës.
Avdiu, Imeri dhe Samiu



Me 1 maj ishte caktuar dita e nisjes nga Arau-ja e Zvicres, ne disponim ishin 2 autobusë, bashkeluftetaret e Avdiut rrefejnè per udhetimin nga Zvicrra deri ne Itali, per atmosferen e gezimin qe mbreteronte gjate udhetimit per ne Bari te Italisë e me pastaj me trajekt per ne Shqiperi.

Me 2 maj  do të arrijnë ne Durres, per te vazhduar rrugen tutje per ne Feken qe njeherit ishte edhe qender stervitore e vullnetareve para se te hynin ne lufte frontale, aty do të vazhdojne me stervitje taktike e strategjike me armatim te te gjitha kalibrave dhe stervitjet vazhduan plot 20 ditë rrefen komandanti Imer Imeri njeherit edhe shoku me i ngushtë i Avdiut. " Avdi Xhaqku sikur enderronte per te qene ne vije te pare te frontit dhe çdo dite na thoshte se s’duhet te presim me teper meqë toka jonë po digjet , baballaret, nenat e motrat tona po debohen, vriten, dhunohen e masakrohen e çka jo tjeter"! Me 25 maj 1999 nga Fekeni jemi nisur per te arritur fillimisht ne Elshan (fshat ne Shqiperi) pastaj në Krume ku edhe ishte depoja kryesore e armatimit.


I kaluam afer 12 ore udhetim ne kembë dhe ishim afruar ne vije te frontit, fillimisht Avdi Xhaqku ishte reshtuar ne brigaden e pare qe quhej „Syri i Shqiponjes“ e qe numeronte 1.780 ushtarë  nen komande te  komandantit Bilall Syla nga Medvegja. Kompanine e II-të e komandonte Halil Ramadani dhe shtrihej nga maja e Pashtrikut deri te Drini i Bardhe .

Ne togun e pare qe e komandonte Imer Imeri, me mitraloz kishte shenjetarin i cili shquhej per ta qelluar cakun e armikut, ishte ai  Avdi Xhaqku i cili qendronte i pozicionuar dhe sypatrembur ne maje te Pashtrikut.


Me 28 Maj 1999 ne ora 4 te mengjesit ishte atmosfere lufte, ne çdo kënd e pellemb vinte arome lufte, komandantet po i ndanin detyrat, urdheronin pozicionimin neper istikame dhe per te pritur urdherat per te hapur zjarre mbi hordhite qetniko-serbe.

Ushtria shqiptare, sipas komandantit Bilall Syla ishte plot rregull e moral per ta mbrojtur çdo pelembe te tokes amë, zhvillohej lufte ne afersi deri ne 50 metra sa që armiqtë shpesh na hynin edhe ne lidhje gjate telefonatave  . "Avdiu kishte nje pergaditje te veçant per lufte , kishte nje vizion te qarte dhe ishte trim qe me te s’duhej folur shume ngase ishte edhe me nje pervoje te mehershme te luftes ne Kroaci , detyrat i krynte me perpikeri, vriste armiqet pa meshirë por shume here ngritej ne kembe sikur nuk ngopej me viktimat qe sillte nga mitralozi i tij".


Ishte 1 qershori i vitit 1999, oret e pasdites, intensiteti i luftes sa vinte e shtohej, tanimë ushtaret e UÇK dalloheshin si me te shtena njeherit edhe me kontaktet mes bashkeluftetareve, gjuha e komunikimit dhe mbrojtjes së njeri-tjetrit ishte për t’u çmuar shumë.

Rrefimin e vazhdon Imer Imeri komandanti i Togut te pare me çrast  tha:, „kaloja nga njera pikë ne piken tjeter ku ishim te pozicionuar, arrita edhe ne pikeqendrimin e Avdiut, me shikoj aq embel dhe sikur me tha se sdo te bisedojme kurrë me per hallet dhe dertet e nenes Kosove ngase ate po e shohim te lire qe tani, ishte shikimi tijë i fundit qe e mbaj me mall, rrespekt dhe plot krenari per vellaun dhe bashkeluftetarin tim Avdi Ibrahim Xhaqkun nga Hogoshti".

Posa u largova pakes, Avdiu u zgjua serisht ne kembe dhe bashke me te shtenat e mitralozit dhe me ze te larte leshonte fjalet:
„Kosova ime e dashur djepi i shqiptarisë, nena ime e dashur shume ke vuajtur nga ky armik barbar, o toke e ime e dashur si po e perballon kete zjarrè, kete tmerr, por mos gjëmo se ke djemë trima qe njehere e pergjithmone do ta largojme e vrasim kete ushtri te ndyte qtniko-barbare“.

Papritur, nje snajperist i ushtrise se armikut kishte verejtur të shtënat e migralozit te Avdiut dhe e ka vene ne shenjester per ta shuar jeten e tij , u qellua ne anen e majtë në gjoks dhe ra per toke , tokë qe e deshti me shume se vete jeten e tij.

Ishte ora 17.30 e dates 1 qershor 1999 kur trimi i madh i Hogoshtit ujiti me gjak malet e Pashtrikut, token e Kosoves qe e deshi te lirë,  me nje rrespekt te veçantë sot i mbajne kujtimet për deshmorin shoket dhe bashkeluftetaret  e tij te cilët me rastin e festave thuajse jane  te vetmit te cilet na e hapin deren e oborrit e te shtepisë tha nena Zylfije, e kur dikush me vie ne konak dhe qe me rrefen diçka per djalin tim Avdiun, dhimbjet i kam me te vogla ngase Avdiu, 
„ ishte i imi por qe ne fund pas ardhjes se tij ne Kosovë ka deshmuar se Kosoven e ka dashur me shume se mua, me shume se babain e motrat, andaj si te mos jam krenare per djalin tim qe e linda dhe e rrita e qe sot shifet se pushka e djalit tim dhe e gjithe  deshmoreve te Kosoves na e solli nje liri qe kurrë se patem me heret“.

Varrimi i deshmorit Avdi Xhaqku u ba ne maje te Pashtrikut me 2 qershor , pas mbarimit te luftes ne menyre solemne behet rivarrimi ne varezat e deshmoreve ne Dardanë se bashku me te gjithe heronjte tjere te Komunes.



"Ishte shtategjatè, i shkathtë dhe shume i emocionuar me nje vullnet dhe deshire te papershkruar me fjale qe ta shoh Kosoven e lire, ishte tolerant, i afert me shoke e bashkeluftetarë", tha e motra e deshmorit Sadberja. Vllau i deshmorit Rexhepi ishte i papunë por s’brengosej shumë ngase shtonte ai "mjafton ta e gezojme lirine qe amaneti i vllaut tim dhe i te gjithe deshmoreve te shkoj ne vend por nuk ma mbushin mendjen dot keta qe po na udheheqin pasluftes..." qeverite e Kosoves vinin e shkonin por nje vend pune per Rexhepin s'u gjet dot, la familjen, prinderit qe e kishin te vetmin djale tanimè, la gruan dhe femijet 9-te vite pas luftes (per t'mos e shijuar lirine e Kosoves) dhe morri rruget e europes.....dikund ne nje poezi kam pas thene s "kombi jone ka tradite dhe i nderon, mbeshtete dhe solidarizohet me familjet e deshmoreve"e por kisha gabuar..., sot ne Kosove punon dhe lulezon korrupcioni e punon shpiun pas shpiuni por qe familja e deshmorit Avdi Xhaqku nuk njeh dore lemoshe per t'ia lene turpin e per t'u skuqur institucionet ne nivel qendror dhe komunal nder te gjitha!!!

Avdi Xhaqku nga Hogoshti nuk deshti t'i shijoj bukurite zviceriane perderisa Kosova po digjej nga nje armik i piste shekullor, ishte burim i vetem financiar ne familje ndonese e ema, i ati, motrat e vellai ndjenin mungesen e tij plot 8 vite....a thua vall ç'fat ta quaj kete ....lotet e nenes Zylfije i njoh, i vizitoj, i shoh por ata sy s'dine te tharë kur tani serish nje djale i vetmi po jeton larg tyre, shume larg tyre per ta siguruar kafshaten e bukes per familjen e tij...."te lumte oj Qeveri e Republikes se Kosoves", ju qe deri dje ishit diku ne balte  sot s'dini kufije te kapitalit tuaj nuk e njihni as lotin, as varferine e as gjakun e deshmorit prandaj e meritoni t'ju them edhe "TURP" ngase nuk skuqeni as kur i deklaroni milionat tuaj si pasuri! Dikujt heret apo vone edhe liria ia ze frymen!!!
Avdi Xhaqku



Sot emrin e deshmorit Avdi Xhaqku e mban nje rrugè ne Dardanë qe lidhe lagjen „malesia“ me qytetin, ne Hogosht, iu eshtepermendore se bashku me deshmorin njeherit bashkevendasin e tij Isa Kastrati. Ra per t'mos vdekur kurrë trimi, deshmori i kombit Avdi Ibrahim Xhaqku nga Hogoshti. i qofte i lehte dheu dardan dhe i paharruar te mbetet kujtimi per te dhe te gjithe deshmoret e kombit.

17.nentor 2005
autor, Ramadan Latifaj Hogoshti
Recital per deshmorin Avdi Xhaqku pergaditur ne radio premiera -Dardane 2005
recituar nga Ramadan Latifaj

Isa Sabit Kastrati - Hero i kombit shqiptar



 

 Isa Kastrati u lind më 9 prill të vitit 1947 në fshatin Hogosht. Rrjedh nga një familje me traditë të pasur si në aspektin kulturor, patriotik ashtu edhe në atë atdhetaro-kombëtar, thjeshtë rrjedh nga familja e cila kurrë s’pranoj ligjet e një shteti që njihej me emrin Jugosllavi fashiste.
  



Shkollën fillore Isa Kastrati e kreu në vendlindje-Hogosht ndërsa gjimnazin në Gjilan, më pastaj apsolvoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës, Dega e Matematikës.
Demonstratat Studentore të vitit 1968, Isë Kastratin e gjejnë jo vetëm si pjesëmarrës aktiv por edhe si organizator direkt të tyre çka si pasojë e aktivitetit që kishte zhvilluar, arrestohet dhe dënohet nga me 60 ditë burgim ku afër kishte edhe shokët e idealit ; Rexhep Mala dhe Sami Dermaku.

E vuan dënimin dhe për të vazhduar punën e mëtutjeshme në sferën politike dhe atdhetare, fillon punën si Profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike të Gjilanit e pak më vonë edhe në gjimnazin e Dardanës.
Ndiqej dhe përcillej në çdo hap, nuk e kursenin kurrë as ata mercenarë dhe UDB-ash serbë e shqiptarë e këta të fundit e neverisëshin më së tepërmi, si pasoj e bindjeve të tij politike, dhe vizionit të tij patriotik e largojnë nga procesi edukativo – arsimor.

I larguar nga procesi edukativo-arsimor, Isa Kastrati detyrohet që edhe një herë të rifilloj jetën studentore por tani në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës Ruse, i vetmi drejtim që iu lejua, dhe diplomoi me sukses.

Gjatë një vizite që ia bëri i Ati Sabit Kastrati me të vëllanë (xhaxhain e Isës) Qemajlin, në stinën e Verës shohin dorëzat e zeza në duart e Isës, dorëza ato që ia mbulonin vrragët nga pasojat e torturave që po përjetonte dhe nga gjakderdhjet që ia shkaktonin ndytësirat fashiste.

Por çështë e vërteta se atdhetari, intelektuali, vizionari, strategu dhe simboli i rezistencës kombëtare Isa Kastrati as vitet me ato tortura mesë brutale në burg nuk e ndanë nga veprimtaria e tij atdhetare, ishte i dënuar me 6 vite me shume shokë të idealit Grupi i Adem Demaçit ku Isa Kastrati ishte në vuajtje të dënimit, pa dalur nga burgu dënohet edhe me 6 vite burgim si anëtarë i grupit në fjalë, në këtë grup ishin edhe Skënder Kastrati, Rexhep Mala, Sami Dermaku e shumë të tjerë.


Ndonëse i pjekur nga të parët që burgun e shtetit serbo-sllav e kishin si shtëpi të dytë, Isa Kastrati dënohet edhe për të tretën herë pa dalur fare nga burgu, dënohet me 3 vite e gjysmë, kësaj radhe me pretekst që shkaku i pakënaqësive kishte qëndruar 21 ditë në grevë urie, dhe pas një përleshje me gardianët e burgut e dënuan sërish pa dalur nga ato dyer të ndyta. Qëndroj plot 10,5 vite i burgosur por i pathyeshëm dhe thoshte përherë se për mëmëdheun duhet bërë edhe më shumë andaj kurrë nuk ra nën ndikim të provokimeve të cilat ia bënin qoftë serbët apo edhe mercenarët shqiptarë.

Jeta Bashkëshortore

Me 17 korrik 1986 lirohet nga burgu i Spuzhinit te Podgoricës. Në fund të këtij viti Isa Kastrati martohet me Tevide Pllanën nga Kastrioti ku gjatë 13-të vitesh martesë, lindin 7-të fëmije nga të cilët fëmiju i parë iu vdes ndërsa 5 djemtë dhe vajza janë me plot shëndet e plot krenari për veprën e të Atit dhe të parëve të tyre.

Isa Kastrati i donte shumë fëmijët dhe paralel kohës që jetonte dhe situatës që ndodhej Kosova, Emrat e fëmijëve i pagëzonte dhe i lidhte ngushtë me vlerat e tokës amë, Lirisë, Qëndresës, Gëzimit, Krenarisë dhe Festimit të Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe përgjithmonë jashtë kufijve të Serbo-sllavisë fashiste.

Megjithëkëtë, edhe pas daljes nga burgu (pas 17 korrikut 1986), ndiqej dhe përcillej në çdo hap nga Shërbimi Sekret i Punëve të Mbrendshme dhe e lodhnin me të ashtquajturat ”biseda informative” nga të cilat rëndom edhe kërcohej me likuidim fizik, gjë që s’ju trembej syri kurrë këtij atdhetari ngase për realizimin e synimeve atdhetare kishte mësuar nga të parët dhe të thyhet s’lejoi në asnjë moment te jetës së tij.

Një vit pas daljes nga burgu, në vitin 1987, Isa Kastrati me familje vendoset në Prishtinë, filloj me një përkushtim studimet posdiplomike në Degën e Gjuhësisë dhe la të papërfunduar edhe dorëshkrimin e Magjistraturës që e kishte përgatitë me një dëshire dhe përkushtim të veçantë.
Gjatë periudhës kur nuk kurseheshin as shkollat shqipe nga gjakpirësit shekullor, për shkak të mospranimit te ligjeve të Arsimit Serbosllav, Shkollat mbylleshin dhe nxënësit dëboheshin me gjithë mësimdhënësit e tyre, këtë kohë, shtëpia e Isës u shndërrua në vatër diturie, në shkollë ku mësimet i ndoqën nxënësit e Gjimnazit “Dr. Ali Sokoli”, në këtë periudhë Isa Kastrati punonte në Kshillin Komunal të Financimit dhe njëkohësisht edhe në SHMT “28 Nëntori në Prishtinë.

Rrëzimi i regjimit komunist dhe dalja në skenë e LDK-së si lëvizje gjithëpopullore e gjejnë Isa Kastratin si aktivist me plot energji, ishte dy mandate Kryetar i Degës së III-të të LDK në Prishtinë. Më pastaj ishte edhe Kryetar ndërpartiak për Degët e LDK për Prishtinë dhe Gollak.

Isa Kastrati iu përkushtua me tërë qenien lëvizjes politike për Çlirimin Kombtar, ndihmoj fuqishëm Lëvizjen Studentore që i kishte dhuruar aromë dhe energji të re.
Në vitin 1997 ishte ngushtë i lidhur me shumë veprimtarë si : Hazir Borovci, Gani e Mustafë Sopi, Sali Mustafa, Ibrahim Mehmeti, Sejdi Matoshi, Sabit Krasniqi, Nezir Gashi, Shyhrete Kastrati e shumë te tjerë, që të gjithë shokë të një ideali e të një gjuhe “Çlirimin e Kosovës nga Okupatori i ndytë Serbo-sllav”.
Isa Kastrati ishte organizator i dy protestave të Marsit të vitit 1998 (kryetar i këshillit organizativ të demonstratave të 2 dhe 9 marsit 1998) bashkë me veprimtaren dhe humanisten Flora Brovina në Prishtinë kundër masakrave qetnike në Çirez e Likoshan.

Shtëpia e Isait në këtë periudhë kohore sa ishte në vatër diturie-shkollë , u shndërrua edhe në shtëpi strehimi ku gjetën strehim mbi 20 familje me mbi 100 anëtarë, në shtëpinë e tij e cila u ba edhe shtëpi shëndetësore u shëruan nëntë ushtarë të UÇK-së, ndër të strehuarit ishte edhe famë e Dr. Lecit (Lec Gradica) për të cilin pas vrasjes dhe masakrimit të tij, në shtëpinë e Isës edhe bëhet pritja e ngushëllimeve.

Pas dhunës së egër të pushtuesit barbar, nga Drenica dhe viset tjera të Kosovës, filloj zhvendosja e qindra banorëve në drejtim të Kryeqendrës sonë, me iniciative të Isa Kastratit themelohet Këshilli i emergjencës për Prishtinën me çrast e zgjedhin Kryetar të Këshillit ku energjia e palodhshme e detyronte që natë e ditë të ndihmojë të zhvendosurit në të gjitha format që kërkohej.

Drite Kuqi-Kastrati

Përkundër ndihmave dhe punës në këshillin e Emergjencës, Isa Kastrati me guxim të pashoq organizonte dhe masivizonte strukturën ushtarake të UÇK-së në Prishtinë dhe rrethinë me emrin “Guerilja B I A – Baza –Skifterat në qytetin e Prishtinës. "BIA" e emëruan kështu në shenje respekti të heronjve të kombit Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani.


Isa Kastrati-“GACA” bashkë me veprimtarët Hazir Borovci (ish anëtar i guerilës "BIA"), Gani Sopi e Sabit Mshica arrestohen në vitin 1998-të, pas një keqtrajtimi jo njerëzorë dhe brutal, dënohen me nga 30 ditë burgim, dënimin e vuajnë në burgun e Lypjanit. Ndonëse i dërmuar nga torturat , megjithëkëtë Isa Kastrati dhe shokët e tij s’u gjunjëzuan dhe ngelën të pamposhtur para fytyrave gjakpirëse dhe s'mundën t’ia dalin të mësojnë diçka për Guerilën “BIA” të Prishtinës.


Në njërën nga ofensivat me 18 prill 1999 në Gollap dot' përleshen  forcat ushtarake e policore armike me Brigadën 153 të UÇK-së, Brigada udhëhiqej nga Komandant Adem Shehu nga Shqipëria dhe krahu i djathtë i tij komandanti për moral dhe politikë i shëndritshmi Isa Kastrati.

Në vije të parë me shumë shokë bashkëluftëtarë ishte edhe Isë Kelmendi, pak me larg edhe Sokol Sopi, Afrim Vitia e shumë bashkëluftëtarë të tjerë, Isë Kelmendi lidhur me betejën në fjalë thotë :

"Dy ditë luftuam pa ndërprerë me Isa Kastratin dhe bashkëluftëtarët e tjerë në vijën e pare të frontit por të madhit Isa Kastratit as qerpiku i syrit s’i luante e me një heroizëm te pashoq qëndroj si një burrë që nuk dinte kurrë mpapa të shkonte, zëri dhe fjala i kumbonin deri në qiell bashkë me krismat, morali i tij i pazëvendësueshëm  tregonte kjartë se Liria e Kosovës kishte marrë rrugën që Isa Kastrati e kishte kërkuar plot një jetë".

Në mbrëmjen e së martës së 20 Prillit 1999, në frontin e Vitisë në Marec u plagosën rëndë Sokol Sopi e Afrim Vitia, me një urgjencë u tërhoqën nga vija e frontit dhe u sollën në shtëpinë e Bajram Vitisë, të nesërmen në mëngjesin e të mërkurës me 21 Prill 1999 nën breshërinë e fuqishme të granatave çetnike i tërhjek Isa Kastrati dy të plagosurit në spitalin e improvizuar të "Skifterave”në Zllash, ishin nën përkujdesje të Doktoreshës Teuta Hadri deri në orët e pasditës por në mungesë të mjeteve Doktoresha nuk mundi të bënte më shumë dhe për të shpëtuar ata duhej dërguar në Llap në spital ushtarak.

Mblodhi fuqinë dhe lëshon zërin nën dhimbjen e hidhur të plagëve Sokol Sopi: "vetëm me Bacën Isë do ta mirrja këtë rrugë", kështu shprehet edhe Afrim Vitia duke iu drejtuar Isa Kastratit me një buzëqeshje:

 "Do të na dërgosh baca Isë ?"
“Është fjalë kjo Sokol” sikur me nguti ia kthen Isa,
“Qysh mos t’i qoj Baca trimat e vet...për ju do t'ia mësyja madje edhe vet zjarrit vetëm e vetëm mos të harroni se shpejt do të ju mbyllen plagët e tevona do të ktheheni e do e largojmë këtë bishë sllave nga çdo pllëmbë e Kosovës sonë, na pret edhe dasma e Afrimit ku baca Isë do të kërcej në valle nga toka në qiell, e shihni se si do të vallëzoj Isë Kastrati ! A po Afrim ? Por ti je më i vogël, njëherë do ta martojmë Sokolin e ky besa është edhe vëlla i 6-të motrave...

Ishin kta zërat e krenarisë së maleve tona dhe vendoset që në mbrëmje të nisen për në LLAP.
Me 21 prill 1999 (e mërkurë) para mbrëmjes nisen dy (2) xhipa dhe një kombi me ushtarë të plagosur, në xhipin që e drejtonte Isa Kastrati ishin dy ushtarët e plagosur Sokol Sopi dhe Afrim Vitia.

Gjatë udhëtimit dhe rrugës tejet të dëmtuar si pasojë kombi ngelë në baltë me çrast xhipi i dytë fillon tërhekjen e tij, gjendja shëndetësore e dy të plagosurve Sokol Sopi dhe Afrimi Vitia po keqësohej dhe Isa Kastrati vazhdon rrugën dhe papritur bëhet një ngatërrim i rrugës në një kryqëzorë dhe se në vend që të merrte drejtimin e Prapashticës, niset kah "bullajt" lagje në Marec dhe si pasojë bie në pritë të forcave ushtarake çetniko-serbe.

Pas alarmimit të forcave armike me të shtëna, Isa Kastrati ia del që t’i nxjerr nga xhipi dy të plagosurit dhe më pastaj për të vazhduar luftën me forcat çetnike.

Bazuar në deklaratat e fshatarëve të lagjës aty ishte bërë luftë heroike dhe shumë e rreptë, luftë tejet e pabarabartë ngase Isa Kastrati ishte vetëm. Zhvillonte luftë ballore dhe në afërsi deri në 10 m, në saje të gjurmeve, ishte dëshmija se kishin mbetur 5 policë të vrarë.
Isa Kastrati bie heroikisht ndërsa më pastaj vriten edhe dy të plagosurit, Afrim Vitia dhe Sokol Sopi, nga resistenca dhe humbjet që bishat çetnike psuan në këtë luftë me Isa Kastratin, sikur s’i besonin as armëve të veta dhe në trupin e pajetë të Isës në shenjë revolte dhe dëshpërimi kishin shti breshëri plumbash ndërkaq në kokë ishte i goditur edhe me kazmë!

Rënia e Isa Kastratit tronditi thellë zemrat e shokëve, bashkëluftëtarëve e në veçanti preku thellë familjen Kastrati nga Hogoshti, Dardana, Gjilani, Prishtina, Tetova e Shkupi, Zvicra e deri në SHBA-në e largët.
Isa Kastrati do të kujtohet përherë si shembull i krenarisë Kombëtare, si intelektual dhe luftëtar i cili ishte origjinal në jetë dhe origjinal në mendime, shumë - dimensional, trim e human me virtytet më të larta të një atdhetari.

Në shenjë të respektit dhe dashurisë, në shenjë nderi dhe krenarie, emri i Isa Kastratit ndodhet gjithkund i shënuar me germa të arta, rruga e cila nisët nga varrezat e dëshmorëve në Prishtinë e deri tek lagjeja e Spitalit, lidhët me rrugën “Muharrem Fejzë Kastrati”, pra bashkohen Nip e Xhaxha pikërisht në at kryqëzim rrugësh në Prishtinën e lirë, në qendër të fshatit të lindjes në Hogosht, iu është ngritur përmendorja, ndërkaq Dardana ka edhe Shtëpinë e Kulturës me emrin e të madhit Isa Kastrati. Me rastin e 10 vjetorit të ditës së çlirimit të Hogoshtit, me 15 qershor 2009 në fshatin Bujnoc që ndodhet në periferi të fshatit Hogosht në prani të një delegacioni nga Komuna e Dardanës, përfaqësues të fshatit Prekaz nga Drenica, deputetë e shoqata të dalura nga UÇK-ja dhe nga një prani e shumë qytetarëve të viseve të ndryshme të Kosovës u zbulua pllaka përkujtimore "Brigada 172 Isa Kastrati".


Autor, Ramadan S. Latifaj -mars 2005


        

Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri